WOW! U vunë BASTET, ja kush do ta FITOJË Eurovizionin (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
WOW! U vunë BASTET, ja kush do ta FITOJË Eurovizionin (FOTO+VIDEO)

WOW! U vunë BASTET, ja kush do ta FITOJË Eurovizionin (FOTO+VIDEO)

Javën tjetër do të mbahet Festivali i 63-të i Eurovision Song Contest 2018 në datat 8, 10 dhe 12 maj, por kanë nisur bastet online në lidhje me këngët që kanë më shumë shanse të rrëmbejnë çmimin e parë.

Deri më tani, nëpër portale të ndryshme, por edhe përmes videove në YouTube, kënga përfaqësuese e Izraelit po konsiderohet si pretendente e fortë për të rrëmbyer çmimin. Kënga e interpretuar nga Netta Barzilai “Toy” përmban ritme dance dhe fabula është e tillë: Vajza i tregon me krenari djalit se është e bukur në mënyrën e vetë, s’është një Barbie e zakonshme dhe ai ka humbur një thesar duke u ndarë prej saj. Kënga është e lezetshme, të shtyn të kërcesh dhe ta këndosh gjithë ditën duke iu referuar refrenit që ngjason paksa me stilin alla Jessie J “Wonder Woman don’t you ever forget/ You’re divine and he’s about to regret/ He’s a bucka-mhm-buckbuckbuck-mhm boy/ Bucka-mhm-buckbuckbuck/ I’m not your bucka-mhm-buck-mhm-buck-mhm”.

Pas kësaj, 2 këngë të tjera që po bëjnë namin nëpër votime online janë: Norvegjia me Alexander Rybak “That’s How You Write A Song”

dhe Franca me Madame Monsieur “Mercy”.

Të trija këngët pretendente, ashtu si një pjesë e mirë e Top 10-shen e fituesve të mundshëm, kanë një stil paksa komercial, që sa e dëgjon në fillim të krijohet në kokë imazhi i ndonjë kënge të njohur amerikane. Ja për shembull, siç e thamë kënga përfaqësuese e Izraelit me ato “bucka-mhm-buckbuckbuck” të krijon idenë e Jessie J, këngëtari norvegjez është një Justin Timberlake i europanizuar, ndërsa Franca sjell një baladë në frëngjisht.

Fakti që janë në anglisht dhe janë parë si stil tek këngëtarë të njohur, i bën më të kapshme për veshin e dëgjuesit, i cili normalisht do të shtyhet drejt këngëve “limonatë”. Duke iu referuar historisë, në total 31 këngë në gjuhën angleze kanë fituar konkursin deri sot, që do të thotë se shansi është 46.3% që të fitojë një këngë anglisht. Gjuha e dytë më popullore është frëngjishtja, ku 14 këngë fituese janë përfaqësur në këtë gjuhë. Ndërsa kur vjen puna tek gjuhët e tjera kombëtare, kanë prioritet vende si Norvegjia dhe Izraeli, të cilën e kanë rrëmbyer 3 herë çmimin e madh.

Në fakt, kur u zhvillua për herë të parë Eurovizioni në 1956-n u konceptua si një festival ku kombet do të përfaqësoheshin në gjuhën e tyre amtare dhe do të sillnin pjesë nga identiteti kulturor i tyre, por midis viteve 1966-1973 për pjesëmarrësit u vendos të këndonin në anglisht, në mënyrë që të ishte më e lehtë të merrej kuptimi. Megjithatë në 1999-n u hoq përfundimisht ky rregull strikt dhe këngëtarët mund të këndojnë në çfarë gjuhe të duan. Gjithsesi pjesa më e madhe zgjedhë të këndojë në anglisht dhe jo më kot.

Nëse i hedhim një sy Top 10 pretendentëve, vetëm kënga përfaqësuese e Estonisë dhe Bullgarisë janë si “trëndafili mes ferrave”, në kuptimin figurativ, sepse nuk kemi pse heqim vlerat për aq kohë sa janë zgjedhur nga një publik i tërë dhe një juri prestigjoze.

Megjithëse raporti juri-publik nuk është përherë më i paqtë i mundshëm. Juria ka për qëllim të gjykojë çështje, sa origjinal është teksti, a ka ndikim nga këngët e tjera, si është kompozimi etj, ndërkohë publikut ndonjëherë i mjafton vetëm ta kuptojë këngën apo ndoshta të kërcejë me të. Mjafton të përmendim rastin e Rona Nishliut, zgjedhja e së cilës si kënga përfaqësuese e vendin tonë në Eurosong 2012 nuk është se u prit edhe aq mirë, pavarësisht se këngëtarja drithëroi botën me zërin fantastik me “Suus” të kënduar në shqip. Asnjë i huaj nuk e kuptoi se çfarë tha Rona, megjithëse ia ndjenë shumë mirë dhimbjen.

E le t’i kthehemi për pak votimeve në Wiwiblogs , faqen zyrtare të Eurovizionit. Besojeni ose jo, por siç mund ta shihni, Eugent Bushpepa renditet i pesti nga 43 shtete gjithsej.

U habitët? Jo dhe aq. Mjafton të lexoni këto 2 artikuj: “Eugent Bushpepa elektrizon Amsterdamin! Publiku shpërthen në duartrokitje” dhe “Provat në Eurosong: Seriozisht e ka Eugent Bushpepa me këtë performancë?” për të kuptuar se votime të tilla nuk janë dhe aq kot.

Gjithashtu në kanalin e Eurovision Hub në YouTube, është publikuar një video me reagimet e të hujave kur dëgjojnë këngën e Eugentit. Pjesa dërrmuese e reagimeve janë të tipit: “WOW çfarë zëri”, “Ky djalë qëndron kaq i lirshëm në skenë”, “Nuk e kuptoj se çfarë thotë, por po më shijon jashtëzakonisht shumë” etj.

Gjithë performancën e tij mund ta quajmë pa frikë si një ndër më të mirat që na ka përfaqësuar ndonjëherë: skenografi e thjeshtë, me në qendër një zë unik, i cili po lakohet si një ndër surprizat e këtij festivali; një zë dinamik prek rrokeri që përfaqëson një shtet të vogël, historia e të cilit nuk është se është e lidhur fort me muzikën rock.

 

Për t’iu kthyer edhe njëherë fituesve: Në një raport ku sundojnë këngët komerciale, me gjasë çmimin do ta rrëmbejë një e tillë. Por s’do të habiteshim edhe sikur këngë si “Mall” apo të tjera, të cilat qëndrojnë të veçuara nga këngët anglisht me të cilat na është rrahur veshi, të korrin sukses. Deri atëherë, duke i uruar fat Eugentit, presim ç’do ndodhë.