”GËZUAR KRISHTLINDJET”/ Një burrë vodhi mijëra dollarë në bankë dhe ua shpërndau njerëzve – AlpeGossip
”GËZUAR KRISHTLINDJET”/ Një burrë vodhi mijëra dollarë në bankë dhe ua shpërndau njerëzve

”GËZUAR KRISHTLINDJET”/ Një burrë vodhi mijëra dollarë në bankë dhe ua shpërndau njerëzve

Një skenë e ngjashme si ajo në La Casa De Papel ndodhi në një rrugë të Colorado-s, shtet në SHBA, por në këtë rast paratë nuk u shpërndanë me urdhër të Profesorit, por nga një burrë i zakonshëm.

Policia në Colorado njoftoi së fundmi se “një burrë me mjekër të bardhë” grabiti Academy Bank të hënën. David Wayne Oliver, 65 vjeç, dyshohet se hyri në bankë dhe pretendoi se kishte armë në xhep.

Polivia tha se ai kërcënoi se do të përdorte armën dhe u largua nga banka me një shumë të madhe parash.

Dëshmitarët u shprehën se pasi i largua nga banka, 65-vjeçari nisi të hidhte paratë në ajër. “Gëzuar Krishtlindjen” mësohet të ketë thënë ai.

Një tjetër dëshmitar u shpreh se Oliver u ul në një Starbucks afër bankës dhe priti atje derisa u arrestua. “Dukej sikur po priste që ta arrestonin,” tha dëshmitari për policinë.

Raportohet se një pjesë e kalimtarëve kthyen paratë nga rruga në bankë, ndërkohë që mungojnë edhe disa mijëra dollarë. Policia raportoi se nuk ka asnjë tregues se Oliver përdori armë gjatë grabitjes.

65-vjeçari po mbahet në burgun El Paso.

Burimi: The Telegraph