NË NJË VIDEO TË SHKURTËR/ Venera na tregon sa e vështirë është puna e një këngëtari - AlpeGossip
NË NJË VIDEO TË SHKURTËR/ Venera na tregon sa e vështirë është puna e një këngëtari

NË NJË VIDEO TË SHKURTËR/ Venera na tregon sa e vështirë është puna e një këngëtari

Të dielën që lamë pas, Venera Lumani prezantoi në ‘Kënga Magjike’ këngën me të cilën do të marrë pjesë për këtë edicion. Kënga titullohet ‘Lind për ty’ dhe këngëtarja ka treguar se është një dedikim për partnerin e saj, Lind Islami.

Pothuajse i gjithë publiku e ka pritur shumë mirë këngën e Venerës, por ajo ka rrëfyer se i gjithë procesi deri në realizimin e plotë të saj është paksa i vështirë për një artist.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të ‘Instagram’-it një video në të cilën tregon sa shumë i është dashur të punojë për këtë projekt.

Në video Venera shihet duke bërë provat e para me tekstin, më pas duke u stërvitur me zërin gjatë rrugës për regjistrimin në studio dhe përpara performancës së saj. “Ka aq shumë punë që të sjellësh një këngë në formën finale, ndonjëherë thjesht s’arrin dot.

Kërkoj ndjesë që kënga nuk u postua në kohën e planifikuar në ‘Youtube’, por nesër do ta keni që të gjithë në dorë. P.S edhe këtë herë kam ecur me parimet e mia dhe me atë qe ma thotë shpirti, ndjesi personale si në stilin e këngës ashtu edhe në tekst, fundja këtë kam për detyrë të bëj nëse do doja të quhesha artiste.”, – ka shkruar Venera.

Më pas ajo ka thënë se e di që ka zgjedhur rrugën më të vështirë drejt suksesit, por nuk mund të këndojë nëse diçka nuk e jeton.