“HALLALL E KE”/ Bleona hap një sfidë për koleget: Postoni këngët përpara se të bënit… ndërhyrje – AlpeGossip
“HALLALL E KE”/ Bleona hap një sfidë për koleget: Postoni këngët përpara se të bënit… ndërhyrje

“HALLALL E KE”/ Bleona hap një sfidë për koleget: Postoni këngët përpara se të bënit… ndërhyrje

Në këto ditë izolimi, disa nga sfidat më argëtuese po i gjejmë në rrjetet sociale. Nga postimi i fotove të fëmijërisë, e deri tek videot ‘Tik Tok’, përdoruesit e rrjetit po nominojnë shokët dhe të afërmit për të ndarë sa më shumë kujtime e momente të bukur me njëri-tjetrin.

Por, Bleona Qerreti e ka çuar sfidën në një tjetër nivel. ‘Shënjestra’ e saj kanë qenë koleget dhe këtë e ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar klipin “Hallall e ke”, një produksion i 2006-tës, ku Bleona nuk duket aspak ndryshe nga tani. Nisur nga kjo, këngëtarja i ka ftuar vajzat e showbizit të bëjnë të njejtën gjë, për një arsye në veçanti.

“Pak nostalgji në ditët e karantinës. Nominoj të gjithë koleget të nxjerrin videot para kohës së operacioneve plastike dhe ‘fillers’. Gjithsesi ju lutem pa panik”, ka shkruar Bleona, njëkohësisht duke hedhur një ‘kunjë’ për emrat e njohur që i janë përkushtuar muzikës. Do të ishte vërtetë interesante, nëse këngëtaret do t’i përgjigjeshin Bleonës, por vështirë se do të ndodhë, apo jo?