Pak kohë pas lindjes, surprizon Floriana Garo: “Do të rikthehem në ekran!” – AlpeGossip
Pak kohë pas lindjes, surprizon Floriana Garo: “Do të rikthehem në ekran!”

Pak kohë pas lindjes, surprizon Floriana Garo: “Do të rikthehem në ekran!”

Floriana Garo është një prej moderatoreve më të komentuara në mediat rozë në vendin tonë.

Vetëm para dy muajsh ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, Adia dhe u largua nga ekrani për t’u bashkuar me bashkëshortin në Gjenevë.

 

Gjithsesi ajo vazhdon të jetë aktive dhe pranë ndjekësve të saj me postime dhe video live në Instagram.

Ditën e sotme ajo u fut në video live dhe ishin të shumtë fansat të cilët e pyesnin për një rikthim në ekran.

 

“Do rikthehem! Një ditë do rikthehem, por tani po bëj një jetë tjetër, me detyra pak më ndryshe”- ishte përgjigjia e Florianës ndaj komentuesve.

Ndërkohë një pyetje tjetër ishte: “Pse nuk e tregon vajzën në Instagram”?

“Një ditë do ta tregoj dhe vajzën, por është shumë e vogël tani”- tha moderatorja e njohur.