Ju është çarë prezervativi? Ja çfarë masash duhet të merrni – AlpeGossip
Ju është çarë prezervativi? Ja çfarë masash duhet të merrni

Ju është çarë prezervativi? Ja çfarë masash duhet të merrni

A ju është çarë ndonjëherë prezervativi gjatë marrëdhënieve seksuale? Çfarë keni bërë më pas?

Nëse ju ndodh kjo gjë edhe para ejakulimit, akti duhet konsideruar i pasigurt. Në fakt, lëngu i prodhuar gjatë parapërgatitjes përmban spermë, prandaj rreziku për shtatzëninë është i madh, ashtu si edhe rreziku i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Si duhet reaguar?

Për të limituar rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
Evitoni detergjentët agresivë. Kënaquni duke e larë vaginën me ujë të vakët. Kujdes, ky gjest nuk ju mbron plotësisht nga sëmundjet, por i limiton rreziqet.
Nëse gjaku, sperma apo lëngu vaginal hyjnë në kontakt me një plagë, dezinfektohuni me alkool ose betadinë.

Nëse ekziston rreziku i ndonjë sëmundjeje, shkoni brenda 48 orëve të para te mjeku, i cili mund t’ju japë një kurë parandaluese për të evituar infeksionin. Më pas duhet kryer testi i HIV-it brenda 15 ditëve pas aktit e më tej detyrimisht pas 3 muajve për të qenë të sigurt që nuk e keni marrë sëmundjen.

Për të evituar shtatzëninë
Nëse doni të shmangni një shtatzëni të padëshiruar ka vetëm një zgjidhje: duhet të merrni pilulën e ditës pas aktit (deri në 72 orë pas aktit, por që të jetë më efektive, deri në 12 orë pas aktit).
Ka edhe disa masa që mund të merrni në mënyrë që prezervativi të mos t’ju çahet:

– Mos e hapni qesen me dhëmbë, me gërshërë apo me mjete të tilla të mprehta. Rrezikoni ta prisni dhe atë.

– Evitoni gërricjen nëpërmjet thonjve ndërkohë që e keni në dorë.

– Ndërkohë që doni ta vendosni prezervativin, sigurohuni të mos futet ajër, pasi ai favorizon çarjen.

– Përdorni lubrifikues me bazë ujin dhe aplikojeni në prezervativ.

– Zgjidhni masën e duhur për penisin. Një prezervativ shumë i madh çahet më lehtë gjatë aktit.