ËSHTË SËMURË APO ME COVID-19? Morena Taraku poston FOTON nga spitali, ku po bën… – AlpeGossip
ËSHTË SËMURË APO ME COVID-19? Morena Taraku poston FOTON nga spitali, ku po bën…

ËSHTË SËMURË APO ME COVID-19? Morena Taraku poston FOTON nga spitali, ku po bën…

Këngëtarja Morena Taraku ka merakosur së fundmi fansat e saj, pasi ka ndarë një foto nga spitali.

Ajo ka treguar se po bën një serum, teksa qëndron e shtrirë në shtratin e spitalit. Në një kohë kur Covid-19 është armiku më i madh i njerëzimit, mendja na shkon menjëherë tek infektimi i Morenës.

Megjithatë, urojmë që gjendja e saj të mos ketë lidhje me virusin, pasi as vetë këngëtarja nuk ka përmendur më herët të jetë infektuar apo të ketë pasur simptoma.

Shumë shpejt, Morena do të vijë në bashkëpunim me reperin Fero, me një projekt të cilit ende nuk ia kanë zbuluar titullin.

Kënga do të lançohet më 7 shkurt dhe fansat mezi po e presin!

Pas rikthimit të Feros në Instagram, ishte komenti i Morenës ai që ra në sy, pasi ishte ndër të parat që e uroi duke e thërritur publikisht “vëlla”.

“Mirë se u riktheve vëlla”, i komentoi këngëtarja reperit.

Ky koment tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe më pas u zbulua se nuk ishte fare i rastësishëm. U tha se Morena dhe Fero do të sillnin një bashkëpunim me njëri-tjetrin, por nuk u dha asnjë detaj më tepër. Ndërkohë këtë gjë e kanë konfirmuar së fundmi edhe vetë këngëtarët në rrjete sociale, teksa të gjithë jemi tashmë në pritje të këngës.