Trim Jetullahu është një ndër meshkujt më të komentuar të showbizit dhe ndër më të preferuarit nga femrat, i cili ndiqet nga një numër i madh fansash në Instagram dhe gjithçka rreth tij përbën interes për publikun.
I ftuar së fundmi në emisionin “Mirage”, Trimi ka folur për jetën personale si dhe ka zbuluar marrëdhëniet me koleget e tij këngëtare. I pyetur nëse ka qenë i lidhur, këngëtari ka rrëfyer se ka patur diçka me disa prej këngëtareve shqiptare, mirëpo ka preferuar të mos japë shumë detaje për këtë pjesë.
“Me thënë jo, të gënjej, se e dinë njerëzit. Kemi pasur ndonjë… lidhje s’mund t’i themi, por ndonjë kafe, kemi dalë kemi pirë ndonjë gjë…”- ka rrëfyer Trimi duke qeshur.