“NUK KA MË PJATA TË THYERA”/ Zbutet SHEF Renato, konfirmon programin e ri ku do ta shohim (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KA MË PJATA TË THYERA”/ Zbutet SHEF Renato, konfirmon programin e ri ku do ta shohim (FOTO)

“NUK KA MË PJATA TË THYERA”/ Zbutet SHEF Renato, konfirmon programin e ri ku do ta shohim (FOTO)

Renato Mekolli dhe “Hell’s Kitchen” e kanë arritur qëllimin e tyre në kuzhinë këtë sezon dhe sonte janë gati të shpallin fituesin e këtij program gatimi.

Ndaj sot shef Renato ka vendosur të bëjë një rezyme të këtij emisioni që ngjalli polemika mes shikuesve.

Na website-n e tij Renato shpjegon arsyet pse theu aq shumë pjata dhe pse bërtiti aq shumë në këtë program.

“Ndikimi që unë doja të kisha në njerëz, nuk ishte thjesht nëpërmjet audiencës. Unë doja që nga ekrani i tyre ata të ndjenin dhe kuptonin në njëfarë mënyre tensionin, presionin, gëzimi e hidhërimin që të fal puna e vertetë në një kuzhinë të vërtetë restoranti.

Dua t’ju tregoj që pas thyerjes së pjatave, të bërtiturave stresuese, përballjes midis konkurentëve, ekziston vetëm një recetë e mirë, e pasqyruar ashtu si duhet, në një pjatë të pastër, të rregullt, të shijshme e me detaje që bëjnë diferencën” – shkruan Renato.

Ai gjithashtu konfirmoi se shumë shpejt do ta rishohim në ekran me një tjetër program gatimi ku në fokus do të ketë fëmijët.

“Unë do të rikthehem përsëri shumë shpejt me ju, me një emision tërësisht ndryshe, një emision që gjithashtu kam dashur dhe kam mbështetur idenë që ta bëj gjithmonë; një emision gatimi me fëmijë, për fëmijë. Ky emision do të na dhurojë të gjithëve paqen, energjinë, sinqeritetin dhe dashurinë që vetëm fëmijët dinë të na dhurojnë. Çdo gjë nëpërmjet pasionit që na ngre të gjithëve peshë: gatimit” – shtoi më tej shefi i njohur i kuzhinës.