King Noizy, King Enca, por vetëm Dafina Zeqiri arriti ta kthejë në markë – AlpeGossip
King Noizy, King Enca, por vetëm Dafina Zeqiri arriti ta kthejë në markë

King Noizy, King Enca, por vetëm Dafina Zeqiri arriti ta kthejë në markë

Të gjithë duan të thirren mbretër, princ e princesha. Reperat kanë qenë në “garë” me njëri-tjetrin se kush është “king”-u (mbreti) i muzikës e shpeshsherë e përdorin këtë fjalë në këngët e tyre.

Besojmë se shumë prej jush e dinë se edhe Enca e quante veten “King” në një videoklip por edhe të stampuar në veshje. Por në fakt edhe pse ka shumë të tjerë në listë që e thërrasin veten mbret ose king në fakt vetëm një personazh ka arritur ta kthejë këtë fjalë në një markë të mirfilltë.

Dafina Zeqiri prej kohësh jeton në Amerikë duke punuar mbi albume e projekte muzikore. Ajo tashmë e ka kthyer fjalën “King” në një markë, ndryshe nga të tjerët.

Ditën e djeshme këngëtarja ka publikuar një video të projektit të saj “King Merche”. Pak kohë më parë është publikuar albumi i saj i cili mban po të njëjtin titull por lidhja e Dafinës është akoma më e fortë me këtë fjalë. Këngëtarja ka nxjerrë në treg një linjë bluzash nën emrin e saj me mbishkrimin “KING” në pjesën e përparme nëse në pjesën mbrapa me fytyrën e saj të formuar nga emra të rëndëishëm të muzikës.