“GJITHMONË I KA PËLQYER”/ Angelina Jolie po “gjuan” David Beckham? – AlpeGossip
“GJITHMONË I KA PËLQYER”/ Angelina Jolie po “gjuan” David Beckham?

“GJITHMONË I KA PËLQYER”/ Angelina Jolie po “gjuan” David Beckham?

Angelina Jolie raportohet se iu është vardisur ish-futbollistit David Beckham per vite. Mediat raportojnë se kohët e fundit ka filluar ti dërgojë mesazhe sekrete.

Sipas mediave rozë, aktorja i dërgoi mesazhe Beckham rreth një bashkëpunimi në lidhje me një projekt bamirësie ku do punojnë së bashku, por në të vërtetë ishte një truk për t’iu afruar më shumë.

Një burim tha: “Angelina dhe David punuan shumë bashkë disa vite më parë për një fushatë reklamuese. Dhe ajo nuk ka qenë kurrë në gjendje ta nxjerrë Beckham nga mendja që nga ajo kohë. Gjithmonë i ka pëlqyer ai.”

Ndërsa shtohet se aktorja ka marrë kontaktet e ish-futbollistit nga një mik i përbashkët dhe po përpiqet të lërë takim.

Një motiv tjetër i afrimit të saj me David është të përmirësojë imazhin ndërsa është në betejë për kujdestarinë e fëmijëve me Brad Pitt.