DASMË E PAZAKONTË/ Burri vishet me fustan nusërie si bashkëshortja (FOTO) – AlpeGossip
DASMË E PAZAKONTË/ Burri vishet me fustan nusërie si bashkëshortja (FOTO)

DASMË E PAZAKONTË/ Burri vishet me fustan nusërie si bashkëshortja (FOTO)

Një dasmë e pazakontë është mbajtur së fundmi në Las Vegas, ku çifti Emma Sparre dhe Ian Newman kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

 

53-vjeçari Ian kishte një alter ego që quhej “Diane” dhe prej 2 vitesh vishej me rroba për femra, kështu që as në dasmën e tij veshja si një grua nuk bëri përjashtim. Çifti kishte shkuar të shikonin së bashku fustane nusërie, mirëpo kishin pëlqyer të dy të njëjtin model.

Për këtë arsye, përveç nuses edhe dhëndri u shfaq në dasmë me fustanin e njëjtë të bardhë, të kombiuar njësoj kokë e këmbë.