Reperja amerikane me famë botërore dhe shumë e suksesshme, Cardi B përpara se të bëhej pjesë e industrisë muzikore ka qenë striptiste. Pikërisht në këtë periudhë e ka njohur dhe reperi shqiptar Don Phenom.
Këtë e ka zbuluar vetë ai i ftuar në “Top Albania Radio”. Don Phenom është shprehur se e ka takuar Cardin në një klub striptizmi, kur ajo sapo e kishte lënë atë punë.
“Kemi shkuar te një ‘strip club’ dhe në atë kohë e shkreta sa e kishte lënë atë punë dhe kishte filluar duke regjistruar albumin e saj të parë. Rastësisht kishte ardhur atë ditë. Gabimin më të madh që kam bërë ka qenë që nuk i kam bërë foto ta shihnin sa keq ishte veshur atë ditë (qesh). Kemi pasur ca shokë, ata kanë me foto dhe video që kanë ndejtur me të më para. Është një video në YouTube ku mund ta shikoni që Cardi B flet shqip”, ka treguar ai.