Ish-Miss Shqipëria: Si u ndjeva, kur Kejvina pyeti Devisin si është në shtrat (FOTO) – AlpeGossip
Ish-Miss Shqipëria: Si u ndjeva, kur Kejvina pyeti Devisin si është në shtrat (FOTO)

Ish-Miss Shqipëria: Si u ndjeva, kur Kejvina pyeti Devisin si është në shtrat (FOTO)

“Nuk mendoj se duhet t’i jap ngjyrat që nuk janë, një pyetjeje të thjeshtë televizive”. Kështu është shprehur ish-Miss Shqipëria Ertemiona Mejdani, e pyetur se si u ndje kur pyetën të dashurin e tij Devis Xherahu si është në shtrat.

Në një intervistë për “Panorama Plus”, ajo shtoi se “situata të tilla ndodhin për efekte televizive”.

I ftuar tek Ermal Mamaqi me artistin e famshëm grek, Lefteris Pantazis, pyetjeve të tipit “Pse nuk martohesh?”, Devisi iu përgjigj se e rëndësishme është që është martuar në zemër. Edhe ti ke të njëjtin mendim, apo je për martesën?

Kjo është një pyetje që zakonisht u bëhet të gjitha çifteve. Normalisht, edhe unë, edhe Devisi jemi “pro” martesës, megjithatë ajo që është e rëndësishme, është “unaza në zemër”. Ndodh rëndom të kemi parë çifte të martuar në letër, por shumë larg në zemër, sepse ndjekin teorinë “Martohen, njihen dhe ndahen”. Nuk kam dashur të jetë kështu me ne. Ne u njohëm, u dashuruam dhe, normalisht, do të martohemi.

Intervistën e plotë e lexoni në linkun e mëposhtëm:

Ertemiona Mejdani: Unë dhe Devisi s’duam të jemi modeli i çiftit që martohen e ndahen