Këngëtari shqiptar i revoltuar: As majën e thoit nuk do e lëviz për ju (FOTO) – AlpeGossip
Këngëtari shqiptar i revoltuar: As majën e thoit nuk do e lëviz për ju (FOTO)

Këngëtari shqiptar i revoltuar: As majën e thoit nuk do e lëviz për ju (FOTO)

Erik Lloshi është kthyer në një nga këngëtarët më të preferuar për publikun. Ai është gjithmonë prezent në skenë, duke marrë pjesë në koncerte të rëndësishme apo duke kënduar ‘live’ në lokale të ndryshme.

Por së fundmi duket se diçka e ka mërzitur shumë këngëtarin. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ai ka shprehur gjithë ‘inatin’ me njerëzit që nuk e mbështesin.

“Gjëja më e poshtër në këtë botë është kur nuk merr kurrë atë që jep. Por nuk duhet harruar diçka bota është me rrota o njerëz nesër do keni ju nevojë për mua po as majën e thoit s’kam për të lëvizur”, ka shkruar Eriku. Nuk dihet se kujt ja adreson këngëtari këto fjalë, por ndoshta duhet të jetë dikush që bën pjesë në fushën e muzikës.