“A MENDON SE KE RËNË NË DASHURI”/ Zbuloni si e priti Luizi përgjigjen e Kiarës – AlpeGossip
“A MENDON SE KE RËNË NË DASHURI”/ Zbuloni si e priti Luizi përgjigjen e Kiarës

“A MENDON SE KE RËNË NË DASHURI”/ Zbuloni si e priti Luizi përgjigjen e Kiarës

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Është fjala për “Big Brother VIP2”, ku mbrëmjen e djeshme në shtëpi hyri një zarf i bardhë në të cilin ishte shkruar loja e radhës për banorët.

Çdo banor ka pasur mundësinë të kryejë në fshehtësi rreth 15 pyetje për secilin personazh brenda në shtëpi. Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë kësaj periudhe.

Një pyetje mjaft pikante i është drejtuar Kiarës, e cila u pyet nëse ka rënë në dashuri apo jo.

Më tej, duke u shprehur shumë shkurt dhe thjesht, ajo ka thënë: “Deri diku”.

Ky reagim është pritur shumë mirë nga Luizi dhe është ndjerë shumë falenderues. Pak kohë më parë, Kiara i ka kërkuar pak distancë Luizit, ky i fundit u detyrua të qëndrojë larg saj për disa orë, pasi ai dhe Efi qëndruan në një dhomë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë siç u tha Vëllai i Madh.

Fill pas kësaj sfide, marrëdhënia e dy protagonistëve është bërë akoma edhe më e ngushtë dhe dashuria midis tyre po konkretizohet.