NOYZI DO LARGOHET NGA SHQIPËRIA? Por ja çfarë ju kërkon ai fansave si fillim (FOTO) – AlpeGossip
NOYZI DO LARGOHET NGA SHQIPËRIA? Por ja çfarë ju kërkon ai fansave si fillim (FOTO)

NOYZI DO LARGOHET NGA SHQIPËRIA? Por ja çfarë ju kërkon ai fansave si fillim (FOTO)

Si fillim po ju bëjmë një përmbledhje të hiteve të Noizyt këtë verë…

Reperi i njohur e nisi sezonin me një super bashkëpunim me Mato Lale duke sjellë këngën “Adrenalina” dhe fill pas tij solli super bashkëpunimin me dy reperët e njohur Gzuz dhe Dutchavelli, të titulluar “All dem talk” që rezultoi një sukses i vërtetë.

Një muaj më parë Noizy ka publikuar “Digital Love”, ku ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim reperin, me këtë projekt ai erdhi ndryshe, duke i kënduar dashurisë.

Kënga flet për një histori romantike tipike të ditëve të sotme, të varur nga teknologjia, që është kanali i vetëm i komunikimit, ku edhe përjetohen emocionet dhe ulje-ngritjet e një marrëdhënie.

Ndërkohë, 3 javë më parë Noizy ka publikuar një videoklip që as nuk e prisnim. Kënga titullohet “Party turn up” dhe karakterizohet nga ngjyrat verore dhe duket se do i shtohet listës së hiteve.

E kur menduam se tërë këto ishin mjaftueshëm për verën 2020, më 22 gusht Noizy ka sjellë një bashkëpunim me S4MM.

Si një super surprizë, reperi i famshëm ka publikuar ditën e sotme një duet me artistët ndërkombëtar Dappy dhe Ay Em, të titulluar “Expensive Touch”.

Nëpërmjet një postimi, Noizy na ka konfirmuar sot, atë që aluduam disa javë më parë (KLIKO), se do rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar ku edhe e ka nisur karrierën e ku sipas asaj që shkruan do e mbyllë.

Ai kërkon sa më shumë mbështetje nga fansat në mënyrë që të depërtojë në playlistat britanike.

EXPENSIVE TOUCH OUT NOW. Link in my bio..
Ju dua ti beni sa me shume replay kesaj kenge pasi vetem nga ju mund të shkojm në Uk lists & Awards. Në Uk 🇬🇧 nisi gjithcka dhe atje dua ta mbyll. Por para se ta mbyll do e shkatrrojm vendin siç e Kena zakon. Fansat Ma të flakt në bote koha tu kallxojme sa eshte ora. Share and support the movement ❤️ OTR 4 Lyf

Në intervistën e tij të fundit “Në kurthin e Piter Pan” reperi i njohur tha se ka ndërmend të punojë për tregun ndërkombëtar dhe si duket ka ardhur momenti, ndonëse ai ka depërtuar tashmë me hitet e tij.

Epo le të presim për lajme të reja.