Kate Middleton na çuditi të gjithëve me elegancën e saj të enjten, kur u shfaq në një takim e veshur me një kostum rozë nga Marks & Spencer. Dukeshën nuk e shohim shpesh me kostume dhe aq më pak në ngjyrë rozë. Sipas stilistes Susie Hasler, dukesha e ka zgjedhur këtë kostum për të ndriçuar pamjen në këtë periudhë të errët, si dhe për të përcjellë mesazhin e shpresës. Po ashtu, duhet thënë se kjo ngjyrë ia shton feminilitetin pamjes së saj.
Kostumi ngjyrë rozë duket se është veshja që nuk mungon në gardërobën e grave mbretërore, pasi Kate nuk ishte e para që është shfaqur me një veshje të tillë. Të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe Mbretëresha Letizia e Spanjës, Mbretëresha Mathilde e Belgjikës dhe Princesha Victoria e Suedisë.