“PSE NUK I KE HAPUR VAJZËS INSTAGRAM?” Përgjigjet Arbenita dhe thumbon nënat e tjera – AlpeGossip
“PSE NUK I KE HAPUR VAJZËS INSTAGRAM?” Përgjigjet Arbenita dhe thumbon nënat e tjera

“PSE NUK I KE HAPUR VAJZËS INSTAGRAM?” Përgjigjet Arbenita dhe thumbon nënat e tjera

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli e ka disa muaj që bashkë reperin Fero janë bërë prindër për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Nina.

Mirëpo, sot e pyetur nga ndjekësit në Instagram se pse nuk i ka hapur një llogari të bijës, Arbenita ka thënë se Nina nuk është ende e rritur.

“Ende nuk është e rritur mirë dhe edukuar për këtë gjë. Instagrami ka anët pozitive po edhe negative. Mendoj se i takon asaj kjo zgjedhje dhe jo mua”, është përgjigjur modelja, duke nënkuptuar si një thumbim për shumë nëna që kanë bërë një veprim të tillë.

Kujtojmë që shumë fëmijë të personazheve të njohur si Poem, vajza e Sarës dhe Ledrit; Zëri dhe Bota, fëmijët e Elit Rudit dhe Gjikos; Tian dhe Zen, djemtë e Tunës dhe Patris Berisha; Hana, vajza e Loredana dhe Mozzik e shumë e shumë fëmijë të tjerë kanë llogari në rrjetet sociale të kontrolluara nga prindërit.