ISH-I I KYLIET ËSHTË GAY? Këngëtari i famshëm tronditi fansat pasi i shprehu dashurinë në publik reperit – AlpeGossip
ISH-I I KYLIET ËSHTË GAY? Këngëtari i famshëm tronditi fansat pasi i shprehu dashurinë në publik reperit

ISH-I I KYLIET ËSHTË GAY? Këngëtari i famshëm tronditi fansat pasi i shprehu dashurinë në publik reperit

Jaden Smith, djali i aktorit të famshëm Will Smith ka deklaruar hapur dashurinë e tij për reperin Tyler The Creator.

Këngëtari 20-vjeçar, ndaloi performancën e tij në Camp Flog Gnaw Carnival për të bërë njoftimin që i ka lënë të gjithë pa fjalë.

“Tyler The Creator është miku më i mirë në botë dhe unë e dua shumë atë. Dhe dua t’ju them diçka djema… Tyler nuk dëshiron ta thotë, por ai është i dashuri im. Është e vërtetë”, u tha ai fansave në skenë, sipas një videoje të NSFW.

Pasi bëri njoftimin e tij, kamera u drejtua në anën e skenës për të treguar Tyler-in, i cili mohoi deklaratën duke lëvizur gishtin tregues, ndërsa fansat brohorisnin.

Djali i aktorëve Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, hyri në Twitter menjëherë pas kësaj deklarate për të përforcuar edhe më shumë të vërtetën.

“Po @tylerthecreator unë u thashë të gjithëve, nuk mund ta mohosh tani”.

 

Tyler, 27 vjeç, u përgjigj në Twitter: “hahaha ti je një njeri i çmendur”.

Deklarata e dashurisë i la konfuzë shumë përdorues të Twitter-it, të cilën nuk e kuptuan nëse ishte një shaka mes tyre apo jo. Përpos lidhjes së bujshme me Kylie Jenner, Jaden Smith ka qenë i rezervuar sa i përket jetës së tij private.