A i dëmton vërtet qerpikët rimeli? Apo është thjesht një mit - AlpeGossip
A i dëmton vërtet qerpikët rimeli? Apo është thjesht një mit

A i dëmton vërtet qerpikët rimeli? Apo është thjesht një mit

Kur bëhët fjalë për tualetin e përditshëm mund të heqim dorë nga shumë produkte, por vështirë nga rimeli. Duket sikur na ndryshon komplet pamjen e fytyrës, duke i dhënë asaj gjallëri dhe e bën syrin të duket shumë bukur. Dhe pse është shumë i preferuar nga femrat dëgjojmë shpesh se rimeli na bën keq për qerpikët, apo dhe që shkakton rënien e tyre. Por a është e vërtetë kjo?

Lajmi i mirë është që rimeli në përgjithësi nuk i bën keq qerpikëve, por ky nuk është një rregull universal, ka dhe përjashtime. Në treg ka disa lloje rimelesh që përmbajnë petroleum, që është një substancë që duhet shmangur, pasi mund të shkaktojë reagime alergjike dhe dëmton folikulën e qerpikut, duke ngadalësuar rritjen e tij.

Është e rëndësishme të zgjedhim një rimel që i hidraton dhe ushqen qerpikët. Po ashtu dhe infeksionet bakteriale, që shkaktohen nga hyrja e ajrit në tubin e rimelit apo nga përdorimi i tij nga dy ose më shumë njerëz, shkaktojnë rënien e qerpikëve.

Një gjë që duhet të kemi parasysh është pastrimi i qerpikëve në mënyrë shumë delikate. Kur qerpikët janë të lyer me rimel ata janë shumë të brishtë dhe duhet t`i pastrojmë me kujdes, duke përdorur një produkt që është posaçërisht për këtë punë.