Alban Dudushi flet për të bijën: Mund të më prezantoj të dashurin vetëm me një kusht… – AlpeGossip
Alban Dudushi flet për të bijën: Mund të më prezantoj të dashurin vetëm me një kusht…

Alban Dudushi flet për të bijën: Mund të më prezantoj të dashurin vetëm me një kusht…

Ndonëse u bë baba për herë të dytë me një djalë vitin e kaluar, Alban Dudushi e mban shumë të ngushtë lidhjen me vajzën e tij Xhoelin.

Ndërsa ajo është në moshën e adoleshencës, Alban Dudushi ende nuk është gati për ta menduar idenë se një ditë mund të njoh partnerin e saj.

I ftuar sonte në Top Arena, i pyetur për të bijën dhe për “dashuritë” e saj, ai tha se Xhoeli është akoma shumë e vogël.

“Kur flas me të për këtë gjë, i them ‘kur të shkosh 35 vjeç, do ma sjellësh në shtëpi partnerin, pastaj e shtyj dhe i them 45. Mundohem të mos e mendoj këtë, por ajo është akoma shumë e vogël …”, tha ai me të qeshur.