UNIKE/ Diplo imiton Dua Lipën në këngën “Electricity” dhe video është e paparë – AlpeGossip
UNIKE/ Diplo imiton Dua Lipën në këngën “Electricity” dhe video është e paparë

UNIKE/ Diplo imiton Dua Lipën në këngën “Electricity” dhe video është e paparë

Dj amerikan Diplo zgjodhi që këtë Halloween të transformohet si Dua Lipa dhe me plot gojën pranojmë se e adhurojmë. I veshur me një bluze të bardhë të lidhur në mes, geta ngjyrë nude, të brendshme ngjyrë të kuqe dhe me flokë e lëshuara, ai imiton këngëtaren shqiptare teksa kërcen në tingujt e hitit “Electricity”. Diplo ka rikrijuar momentet kur Dua kërcen mbi divan apo edhe në pjesën e banakut gjatë videoklipit.

Video është ripostuar në profilin e saj nga vetë Dua Lipa, e cila shkruan se ai lëviz më mirë se vetë elektriciteti. E nëse nuk ju kujtohet Dua, ja ku e keni:

Dua Lipa ishte pjesë e bashkëpunimit të këngës “Electricity” të projektit “Silk City”, që u krijua nga DJ amerikan Diplo, së bashku me tekstshkruesin dhe DJ britanik, Mark Ronson.

View this post on Instagram

Her name is electricity 🎃

A post shared by diplo (@diplo) on