Alban Skënderaj kompozon këngët më romantike në Shqipëri, ndaj edhe propozimi për martesë nuk mund të ishte ndryshe. Pesë vite më parë, gjatë pushimeve në ishujt Maldive, Albani propozoi Miriam Canin në fund të oqeanit indian.
E ndërsa të gjithë prisnim me padurim, që çifti të organizonte dasmën, ata ndryshuan planet, e sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, që e pagëzuan me emrin Amelie.
E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Miriam u pyet nga vogëlushët nëse ende e mendon të bëjë dasmë.
“Besoj se po. Kemi 11 vite bashkë dhe shumë vite që themi do të martohemi së shpejti. Por tani po presim të rritet edhe pak Ameli.” – tregoi Miriam Cani.