ARRESTIMI I DRAGOSIT/ Angela Martini thyen heshtjen: Po kërkojmë drejtësi (VIDEO) – AlpeGossip
ARRESTIMI I DRAGOSIT/ Angela Martini thyen heshtjen: Po kërkojmë drejtësi (VIDEO)

ARRESTIMI I DRAGOSIT/ Angela Martini thyen heshtjen: Po kërkojmë drejtësi (VIDEO)

Bashkëshorti i Angela Martini, Dragos Savulescu po përballet me drejtësinë prej kaq kohësh. Rumuni u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli. Pak javë më parë, ai u arrestua nga autoritetet greke në Mykonos por u lirua shumë shpejt.

Së fundmi Angela ka vendosur të flasë për këtë çështje. Modelja tregoi për revistën Who se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e tij. Ajo ka publikuar dhe një intervistë në Instagram, ku shprehet se nuk mundet të jetojë në Europë me burrin sepse kanë të gjithë sistemin kundër.

“Po kërkojmë drejtësi në vende të tjera. Në një farë mënyrë ne u zgjodhëm që ta bënim këtë gjë kur në të njëjtën kohë ke një sistem të tërë që është armiku yt. Si mund ta luftosh këtë gjë? Nuk mund të jetë në Europë ky vend dhe që ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan. Njerëzve ju është bërë lavazh truri, janë të frikësuar, janë të mbushur me frikë. Do e kuptoja nëse kjo gjë do të ndodhte diku tjetër nëpër botë, por jo në Europë”, shprehet Angela.