“JE SHUMË PIS”/ Si shkoi takimi i parë i Ritvanës dhe Argjendit në “Për’puthen” (FOTO) – AlpeGossip
“JE SHUMË PIS”/ Si shkoi takimi i parë i Ritvanës dhe Argjendit në “Për’puthen” (FOTO)

“JE SHUMË PIS”/ Si shkoi takimi i parë i Ritvanës dhe Argjendit në “Për’puthen” (FOTO)

Në puntatën e sotme të ‘Për’Puthen’ u transmetua takimi mes Argjendit dhe Ritvanës. Teksa bisedonin për të kaluarën e tyre, Argjendi u tregua tejet xhentil duke i hedhur krahëve Ritvanës bluzën e tij, pasi ajo ndjente se kishte pak ftohtë.

Edhe pse pjesa e tyre e parë e takimit shkoi më së mirë, konkurrenti u shpreh se do të sakrifikonte shumë për dashurinë por e sheh shumë të vështirë për të rënë në dashuri me Ritvanën!

Nën dritën e hënës, një gote vere dhe disa trëndafila mbi tavolinë, duket se dyshja po e shijonte së tepërmi takimin. Por nuk ishte vetëm kaq… një flirtim erdhi edhe nga ana e Argjendit.

Ritvana: Po atë gotën pse e bën kështu (rrotullon gishtin sipër gotës), është flirtim!

Argjendi: Unë flirtoj pa vetëdije.

Ritvana: Ndoshta je pak ‘pis’. Më dukesh pak kur të shoh thellë në sy por më pëlqen.