Në ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt, Kleoniki Delijorgji dhe Alban Ramosaj sollën një dhuratë të punuar me shumë dashuri për secilin prej nesh.
Dyshja aq e komentuar e showbiz-it lançoi bashkëpunimin e parë të titulluar “Unity”.
E dëgjuam herën e parë dhe nuk ndaluam së bëri “replay”!
Përveçse një ritëm fiksues, “Unity” ka një videoklip që s’lodhemi ta shohim vazhdimisht.
Modelja dhe Albani shfaqin një kimi të madhe me njëri-tjetrin gjatë klipit dhe kjo është ajo që i ka dhënë esencën kësaj kënge!
Momentet erotike mes çiftit, të sjella në mënyrë kaq artistike, janë diçka e veçantë që s’e kemi parë më herët në klipet shqiptare.
Aspak vulgaritet dhe shumë art, kjo është ajo që Kleoniki dhe Albani përcjellin me këngën e tyre të parë, që jemi të bindur se do të kthehet në hit.
Një videoklip i mirë i cili duket i realizuar mes Tokës dhe hapësirës dhe një mesazh për ndjenjën e pastër të dashurisë dhe bashkimit mes dy personave është gjithçka që na duhej.
Për më tepër, a nuk u fiksuat me zërin aq melodioz dhe relaksues të këngëtares?
Megjithëse e re në treg, talenti i Kleonikit foli vetë për të dhe premton shumë për të ardhmen!
Ne mezi po presim të dëgjojmë të tjera projekte si “Unity”!
Doni ende arsye pse kënga e Kleonikit dhe Albanit është thjesht tjetër nivel?