“LUFTA ME PORTOKALLE”/ Njihuni me festivalin e çuditshëm në Itali (VIDEO) – AlpeGossip
“LUFTA ME PORTOKALLE”/ Njihuni me festivalin e çuditshëm në Itali (VIDEO)

“LUFTA ME PORTOKALLE”/ Njihuni me festivalin e çuditshëm në Itali (VIDEO)

Në Ivrea të Italisë u zhvillua të dielën më 3 mars beteja vjetore e portokalleve për të shënuar fillimin e sezonit të karnavaleve.

Ekipet vishen me kostume me ngjyra të ndezura dhe angazhohen në luftime “të ashpra” me portokalle.

Tradita daton në shekullin e 12-të, kur, sipas legjendës, vajza e një mullixhiu ishte e detyruar të kalonte natën e saj të dasmës me lordin e qytetit.

Vajza i preu kokën lordit fisnik dhe çliroi qytetin.

Video është postuar nga Zëri i Amerikës.

Beteja e portokalleve

Në Ivrea të Italisë u zhvillua të dielën më 3 mars beteja vjetore e portokalleve për të shënuar fillimin e sezonit të karnavaleve. Ekipet vishen me kostume me ngjyra të ndezura dhe angazhohen në luftime "të ashpra" me portokalle. Tradita daton në shekullin e 12-të, kur, sipas legjendës, vajza e një mullixhiu ishte e detyruar të kalonte natën e saj të dasmës me lordin e qytetit. Vajza i preu kokën lordit fisnik dhe çliroi qytetin.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Montag, 4. März 2019