Dikur këndonte krah për krah me Ramën, Landi Hysi tregon se çfarë i ndan sot: Unë jetoj në… – AlpeGossip
Dikur këndonte krah për krah me Ramën, Landi Hysi tregon se çfarë i ndan sot: Unë jetoj në…

Dikur këndonte krah për krah me Ramën, Landi Hysi tregon se çfarë i ndan sot: Unë jetoj në…

Dikur ai dhe dy pjestarët e tjerë të grupit West Side Family këndonin bashkë me Edi Ramën, në atë kohë kryebashkiak i Tiranës, ku tregonin se “gjithçka mund të ndodhte në Tironë”.
Por kur kanë kaluar disa vite dhe para se të ndërronte jetë, dr Flori këndoi këngën “Zemërthyer”, treshja e grupit të njohur muzikor nuk u rreshtua krah kryeministrit Rama dhe nuk u pajtua me shumë prej politikave të tij.

Pas vdekjes së dr. Florit Landi dhe Miri sollën për publikun një këngë që ia kishin kushtuar pikërisht atij duke bërë kështu rikthimin në tregun muzikor.

Së fundmi, Landi Hysi ka rrëfyer në një intervistë për Panorama këndvështrimin që ndan tashmë për politikën.

I pyetur nëse është shprehja “Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në “Tironë”, apo “S’keni parë gjë akoma” ajo që e bashkon apo ndan nga kryeministri i sotëm Landi tha:

Unë jetoj ende në Tiranë. Tirana ende është pikënisje ku fillon mundësia, aty ku kam të ardhmen, kam ëndrrat e mia, aty ku ngjitur janë Xhamia edhe Kisha, ku ndahet dhe pajtohet Rama, Basha, Meta dhe Berisha. Ka Rolex në duar, ka politikë të çoroditur e që nuk punon për Shqipërinë e shqiptarët. Ka shqiptarë që ende nuk ngrihen të protestojnë për të drejtat e tyre, por protestojnë kryesisht në organizime partish e për të ashtuquajtur politikanë që në mbi 27 vite kanë gatuar çorba të vrerosura. Ka ende politikë që promovon nëpërmjet medias gjuhë urrejtjeje, gjuhë përçarjeje, baltë, hedhje faji e tipit hajdutesk që bërtet ndaj kundërshtarit: “Hajduti! Hajduti!”. Ajo që më bashkon më cilindo kryeministër është shumë pak dhe ajo në ato pak raste është puna në të mirë të Shqipërisë e shqiptarëve. “West Side Family” është grup më gjithëpërfshirës se cilado parti në Shqipëri. “ËSF” ka rreth 20 vite që votohet pro nga të gjithë shqiptarët, pa dallim bindjesh politike, gjinie, krahine, ide-je, moshe, etj..”
Ai ka treguar edhe për përkushtimin që ka ende ndaj familjes së dr Florit dhe veçanërisht ndaj dy fëmijëve të tij të mitur.

Landi tha se do të përpiqet gjithmonë të jetë krah tyre dhe se mungesën e shokut të tij nuk mund ta kompensojë askush tjetër veç tij.