Jonida Shehu: Nuk kam rivale në profesion por ka… (VIDEO) – AlpeGossip
Jonida Shehu: Nuk kam rivale në profesion por ka… (VIDEO)

Jonida Shehu: Nuk kam rivale në profesion por ka… (VIDEO)

Jonida Shehu ka disa vite që shfaqet në ekran me programe të ndryshme televizive, nga të cilat ka marrë pëlqimin e publikut.

Që prej largimit në Top Channel, ajo i ka munguar ekranit, edhe pse mund të mos vonojë rikthimi.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo u pyet se cila është rivalja më e madhe që ka në profesion, duke thënë:

“Nuk ka. Televizioni është rivalitet për shkak të audiencës. Ti mund të konsiderosh që rivaliteti është me programin e ngjashëm në një televizion që ka pak a shumë të njëjtat karakteristike apo ambicie me televizionin tënd, por rivale në profesion nuk ka, sidomos kur individualiteti është thelbësor. Nuk mund të ketë dy Rudina, dy Ilva, dy Eni.”