”Turp, mjerë ata që të kanë në shtëpi”/ Enca i bën gjëmën komentueses (FOTO) – AlpeGossip
”Turp, mjerë ata që të kanë në shtëpi”/ Enca i bën gjëmën komentueses (FOTO)

”Turp, mjerë ata që të kanë në shtëpi”/ Enca i bën gjëmën komentueses (FOTO)

Ditën e djeshme, Enca publikoi videoklipin më të ri me titull “Dua” i cili është pritur gjatë nga fansat e saj dhe pati reagime të menjëherëshme sapo u publikua për shkak të skenave të nxehta dhe tematikës së këngës që flet për një tradhti bashkëshortore.

Duke lexuar komentet dhe opinionet mbi këngën, Enca ka pikasur komentin e një gruaje e cila e ka kritikuar ashpër duke i përmendur familjen dhe se po të ishte vajza e saj do e kishte rrahur.

“Turp duhet me mendu se në këtë kohë edhe fëmijët mbajnë telefona. Mjerë për ata që të kanë në shtëpi. T’ishe vajza ime të kisha kall”, shkruan ajo.

Enca nuk ka përtuar pa i kthyer përgjigje, por jo vetëm replikë komentit. Ajo ka postuar një video ku tregon komentin, emrin e komentueses dhe foton e saj.

“Komenti i ditës nga një mama me foto profili vajzën e vogël që e pastë me jetë, kjo është shqetësuese”, shkruan Enca.