"I KËRKOJ FALJE"/ Eneda Tarifa do t’ju përlot për fjalët që thotë për vajzën (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
“I KËRKOJ FALJE”/ Eneda Tarifa do t’ju përlot për fjalët që thotë për vajzën (FOTO+VIDEO)

“I KËRKOJ FALJE”/ Eneda Tarifa do t’ju përlot për fjalët që thotë për vajzën (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka qenë shumë e komentuar kohët e fundit në media jo vetëm për karrierën e saj por edhe për divorcin nga bashkëshorti. Eneda ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “3shat” me Bora Zemanin, Romeon dhe Donaldin dhe ka folur për marrëdhënien e veçantë që ka me të bijën.

Teksa ka qenë përpara “Makinës së të vërtetës”, këngëtarja ka pranuar se për shkak të  lodhjes së punës shpesh herë stresin ja shkarkon në mënyrë të pavetëdijshme asaj dhe për këtë gjë ajo i kërkoi falje publikisht.

“Ndodh, por e marr dhe ja shpjegoj, madje shpesh i kërkoj dhe falje. Unë di të them më fal. Vajzës i kërkoj shpesh falje”, tha e prekur Eneda teksa publiku e duartrokiti për fjalët e saj.