Si të kujdesemi për fytyrën në stinen e verës, këto këshilla do ju ndihmojnë shumë - AlpeGossip
Si të kujdesemi për fytyrën në stinen e verës, këto këshilla do ju ndihmojnë shumë

Si të kujdesemi për fytyrën në stinen e verës, këto këshilla do ju ndihmojnë shumë

Me ardhjen e sezonit të verës ne përpiqemi që t’i rregullojmë të gjitha por harrojmë të kujdesemi për pjesën më të rëndësishme të trupit, fytyrën. Shpesh e anashkalojmë si proces dhe i biem shkurt sipas mënyrave që na duken më të shpejta. Por kjo është mjaft e dëmshme. Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla që do ju bëjnë të dukeni më bukur dhe më të shëndetshëm.
Këshilla e parë dhe më e rëndësishme është të pimë shumë ujë, në këtë mënyrë ndihmojmë metabolizmin, lëkurën, flokët, thonjtë dhe me pak fjalë çdo gjë.
Këshilla e dytë, para se të vendosni ‘makeup’ mos harroni asnjëherë që më parë të aplikoni hidratant.
Këshilla e trete është ndryshimi te pjesa e konturimit, pasi ngjyra e lekurës ndryshon gjatë verës dhe duhet të ndryshojme sado pak mënyrën dhe ngjyrat që përdorim te pjesa e make up-it. Për sa i përket ‘rouge’ mirë do ishte të përdorim një nuancë më të çelët dhe jo aq të theksuar.
Këshilla e katërt ka të bëjë me pjesën e syve. Mënyra e duhur për të siguruar që nuk do bëhemi pis me penelin është ta aplikojme atë vetëm tek pjesa lart dhe pasi mbarojmë më penelin të aplikojmë rimel gjithashtu vetëm te pjesa lart.