Të martuar, por pa unazë. Meshkujt e njohur të showbiz-it që i ‘fshihen’ fuqisë së rrethit në gisht – AlpeGossip
Të martuar, por pa unazë. Meshkujt e njohur të showbiz-it që i ‘fshihen’ fuqisë së rrethit në gisht

Të martuar, por pa unazë. Meshkujt e njohur të showbiz-it që i ‘fshihen’ fuqisë së rrethit në gisht

“I lejohet mashkullit të mbajë unazë prej argjendi, ndërsa i ndalohet të mbajë unazë prej ari. Lejohet unaza e argjendit, sepse edhe vetë pejgamberi alejhi selam kishte unazë prej argjendit. Ka ndaluar pejgamberi alejhi selam unazën e arit për meshkujt.” (Buhariu: 5866).

 

Kështu shkruhet në Kur’an, por interpretimet për këtë fakt janë të ndryshme. Pa analizuar atë që shkruhet në tekstet fetare, por edhe pa i përjashtuar meshkujt nga ky detyrim i martesës, trendet e kohës, në të vërtetë po shkojnë më shumë drejt heqjes së këtij detyrimi. Arsyet mund të jenë disa. Natyrisht, meshkujt që nuk mbajnë unazë, jo domosdoshmërisht nuk duan të duken të martuar, por kanë disa arsye, herë të besueshme e herë jo, që bëjnë këtë zgjedhje.

Revista New York, pak kohë më parë ka dhënë një shpjegim për të gjithë meshkujt që nuk e mbajnë unazën e martesës në gisht. Siç shkruan revista, meshkujt që vendosin që të mos mbajnë unazë, thjesht nuk dëshirojnë të jenë të varur apo të tërheqin vëmendje për shkak të statusit të tyre. Po a është vërtet kështu?

Në numër janë shumë më shumë se kjo listë, por këtu janë renditur ata që nuk kanë drojën ta pranojnë pse nuk e mbajnë unazën e martesës në gisht.

Donald Trump

Trump ka vendosur të mos mbajë fare unazë. Asnjëherë! Nuk ka mbajtur unazë as në martesën me modelen Ivana Zelnickova. Ai kurrë nuk ka rrëfyer hapur përse ka marrë një vendim të tillë, por shumë mendojnë se ky është një fakt që ka ndikuar shumë në marrëdhënien e tij me Melania-n, madje kjo gjë është vënë re edhe në ceremoninë e shpalljes së tij si President i Amerikës. Pavarësisht shifrave marramendëse që ka shpenzuar për unazat e së shoqes, për veten, të paktën në këtë drejtim, është kursyer.

Princi William

Kur Princi William i propozoi Kate Middleton në vitin 2010, i dha asaj një unazë mahnitëse me gur safiri 12 karat, që Princesha Diana, nëna e tij e ndjerë, e vendosi në ditën e dasmës me Princin Charles. Dhe kur çifti vendosën kurorë në një ceremoni madhështore në Londër, në vitin 2011, Kate shtoi edhe një rreth të artë për ta bërë edhe më të fortë shkëlqimin. Por pavarësisht faktit që Dukesha e Kembrixhit vendosi bizhu të reja, nuk pati një shkëmbim të jashtëzakonshëm unazash, sepse Princi William nuk ka mbajtur kurrë unazë. Arsyeja? Thjesht nuk është në stilin e tij. Pak ditë para ditës së madhe të çiftit, pallati mbretëror, në një deklaratë zyrtare, lajmëroi edhe shmangien e traditës duke thënë: “Është vetëm preferencë personale.”

Princi William nuk mban bizhuteri, kështu që pallati vendosi të mos e bëjë aq të bujshëm momentin e ndërrimit të unazave.

Tolgahan Sayisman

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman lidhën kurorë në Los Angeles dhe një prej gjërave që ka rënë në sy, është fakti që aktori turk nuk e mbante në gisht unazën e martesës. Sipas Haber Turk, e ëma e Almedës i dhuroi Tolgës unazën e bashkëshortit të saj të ndjerë, i cili ka ndërruar jetë 11 vite më parë: “Tani dua që ta mbash ti këtë unazë”,- mësohet t’i ketë thënë ajo Tolgës. Por aktori i njohur e mban rrethin e martesës në një zinxhir në trup, pasi nuk i bën në gisht. “Edhe vajza, edhe unaza e vjehrrit më janë besuar mua, janë amanete. Jam shumë krenar që mbaj një kujtim kaq të vlefshëm”,- tha Sayisman, duke premtuar se do të kujdesej për të dyja.

Besniku NRG

Pasi rrëfeu momentet më të bukura nga lidhja me Lolitën, bashkëshorten e tij, Besniku u zu ngushtë pas pyetjes së Rudinës pas kohë pas martesës: “Pse nuk e mban unazën e martesës?” “E kam siklet t’i mbaj unazat”, – thotë Besniku “i turpëruar”. Pyetjes-kritikë të Rudinës nëse Lolita e mban unazën në dorë, Besniku i përgjigjet: “Po, ajo e mban, por unë nuk e mbaj dot se më pengon.”

Robert Berisha

Bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, në fakt është në grupin e atyre meshkujve që i kanë bezdi unazat, por “e ka nga halli”: “Siç e shihni, unë nuk mbaj asgjë, as varëse, as orë, as byrzylykë. Nuk mbaj asgjë nga këto, më pengojnë. Më kanë mbetur prej tastierave në shkollë dhe nuk i mbaj dot…”, – tha Roberti në një deklaratë për Top Show Magazine disa muaj më parë. Megjithatë, as tani që nuk është më tastierist, por këndon, sërish nuk ka unazë: “Pengon mikrofonin tani”, – tha ai me të qeshur. E besoni ju?

Robert Berisha, më në fund, tregon arsyen e vërtetë, se përse nuk fle më me Nora Istrefin! E besoni dot?

Posted by TOP SHOW on Freitag, 28. Juli 2017