DILEMA MORI FUND/ Roberti zbulon arsyen e veçantë përse Nora nuk e mbështet në “sytë e botës” – AlpeGossip
DILEMA MORI FUND/ Roberti zbulon arsyen e veçantë përse Nora nuk e mbështet në “sytë e botës”

DILEMA MORI FUND/ Roberti zbulon arsyen e veçantë përse Nora nuk e mbështet në “sytë e botës”

E keni vënë re?! Në asnjë puntatë të “Dance With Me”, këngëtarja Nora Istrefi nuk ka shprehur mbështetjen ndaj partnerit të saj Robert Berisha, teksa ka qëndruar shumë në heshtje! Madje në profilin e saj në “Instagram”, Nora vijon me postimet e saj si normalisht, ku shfaqet shumë elegante, duke mos thënë asnjë fjalë për Robertin.

 

Robert Berisha ka zgjedhur ta sqarojë njëherë e mirë këtë situatë, ku në një intervistë për “Class” tregon se Nora në fakt e ndjek gjithmonë spektaklin e kërcimit. Mirëpo, “Instagram-i” për këngëtaren e hitit “Dy shokë” nuk është asgjë tjetër veçse biznes, ndaj nuk publikon shumë foto të familjes.

“Nora e sheh garën e tij në DWM, e përcjell, por nuk më poston mua, nuk e poston gocën, as nuk poston dikë tjetër që nuk ka të bëjë me biznesin e saj. Ajo, Instagramin e ka thjesht për biznes”, – tha Roberti.

Pra, Nora e ka “Instagram-in” vetëm për të ‘ushqyer’ fansat me projektet e saj më të fundit në muzikë, jo për jetën private.