KISHTE PAK JAVË JETË/ Aktorja e Netflix vdes pasi mblodhi fondet për funeralin e saj - AlpeGossip
KISHTE PAK JAVË JETË/ Aktorja e Netflix vdes pasi mblodhi fondet për funeralin e saj

KISHTE PAK JAVË JETË/ Aktorja e Netflix vdes pasi mblodhi fondet për funeralin e saj

U ndje’ keq ndërkohë që festonte 40 vjetorin e lindjes së saj me mikeshat e veta në Newcastle.

Pas disa ditësh, aktorja e Netflix, Shirley Hellyar ka zbuluar se kishte një formë të agravuar të limfomës dhe kishte pak javë jetë.

Në atë pikë, Hellyar vendosi të hapë një faqe interneti për të mbledhur fonde në mënyrë që të paguante funeralin e saj. Aktorja, e cila kishte aktruar në “Mbreti i jashtligjshëm”, vdiq dy ditë para daljes së filmit.

Shirley Hellyar shpjegoi publikisht se kishte vendosur të mblidhte fonde për funeralin e saj, në mënyrë që, prindërit e saj, të cilët kishin humbur një djalë, të mos detyroheshin të paguanin për lamtumirën e saj të fundit.

Në total u dhuruan 7 mijë stërlina nga mbi 300 persona, të cilët iu gjendën pranë aktores dhe familjes së saj.

Hellyar kishte komentuar publikisht iniciativën e saj: “Asnjë prind nuk duhet të paguajë për të varrosur të dy fëmijët e vet”.