Një grup murgeshash nga Kili kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar teksa prifti i kishës kishte abuzuar seksualisht me to.
Kjo ngjarje ka tronditur mbarë botën ndërsa indentiti i priftit ende nuk është bërë i ditur.
“Prifti më preku gjoksin dhe më puthi në buzë. Isha e tmerruar. Kjo ngjarje më bëri të çmendem. U pastrova mirë, por nuk më hiqej ndotja që më bëri prifti . Shumë murgesha të reja e pësuan prej tij, ndërsa nëna kryesore dinte gjithçka”, ka rrëfyer ish-murgesha Yolanda Tondreauxc për nismën “Metoo”.
Dyshohet se ai për të mos u zbuluar ka përjashtuar murgeshat nga konventa.