“ËNGJËJT JANË RRETH TEJE”/ Kim Kardashian lutet për mikun e saj pas aksidentit tragjik me makinë (FOTO) – AlpeGossip
“ËNGJËJT JANË RRETH TEJE”/ Kim Kardashian lutet për mikun e saj pas aksidentit tragjik me makinë (FOTO)

“ËNGJËJT JANË RRETH TEJE”/ Kim Kardashian lutet për mikun e saj pas aksidentit tragjik me makinë (FOTO)

Marcus Hyde, fotografi i Kim Kardashian dhe Kanye West, është përfshirë në një aksident në Los Angeles. TMZ raporton se makina tip “Mercedes AMG CLS”, me të cilën ai po udhëtonte në Malibu mëngjesin e së hënës, është shkatërruar totalisht.

Hyde humbi kontrollin e makinës dhe një dëshmitar rrëfeu se ai Marcus fluturoi rreth 70 metra nga rruga kryesore. Forografi dhe vajza, e cila ishte pasagjere në makinë, janë dërguar në spital dhe raportohet se Hyde ka marrë plagë të rënda në kokë.

Marcus, i cili fotografon të gjithë anëtarët e familjes Kardashian, është një adhurues i madh i makinave dhe shpejtësisë.

Përmes “Insta Story-t”, edhe Kim Kardashian ka dërguar lutjet për mikun e saj dhe i uron shërim të shpejtë.

“Po mundohem të gjej foton perfekte, por nuk dua t’i publikoj ende. Po i ruanim për librin tone. Ëngjëjt janë rreth teje. Po lutem pë ty kaq fort. Të lutem shërohu. Të lutem kthehu prap” – shkruan Kim Kardashian.