Ditën e sotme qarkulluan lajme për një largim të mundshëm të Sara Kolamit nga televizioni ‘IN Tv’ ku nisi karrierën si prezantuese. Në një prononcim ekskluziv për ‘revistawho.com’, ajo zbuloi se është e vërtetë. “Po, kam dhënë dorëheqjen nga televizioni ‘IN’. Për momentin jam e angazhuar me disa projekte të cilat do zbulohen në ditët në vazhdim”,-ka thënë Sara.
Pritet që së shpejti bukuroshja të jetë sërish pranë publikut me një program televiziv, por ende nuk dëshiron të zbulojë diçka konkrete.