“MAMI DHE BABI”/ Arbenita Ismajli zbulon nepsin e shtatzënisë (FOTO) – AlpeGossip
“MAMI DHE BABI”/ Arbenita Ismajli zbulon nepsin e shtatzënisë (FOTO)

“MAMI DHE BABI”/ Arbenita Ismajli zbulon nepsin e shtatzënisë (FOTO)

Çifti shumë i komentuar në media, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli me anë të një postimi në Instagram dhanë sot lajmin e bukur se do bëhen prindër.

Ishte Arbenita që postoi e para një foto ku shfaqej me Feron, të dy të veshur me të bardha teksa shkruante “Mami dhe babi”, duke e shoqëruar me emojin e një nuseje dhe dhëndri e duke lënë të kuptohet se çifti do e celebrojë dashurinë e tyre në martesë.

Menjëherë nisën edhe lajmet se dyshja po bëhen prindër ndërkohë Arbenita pak më parë ka zbuluar edhe nepsin e shtatzënisë.

Modelja postoi fillimisht një video ku shkoi në vitrinën e një dyqani dhe u mërzit kur pa se ishin mbaruar petullat e ëmbla amerikane ose siç njihen ndryshe ‘donuts’.

Më pas Arbenita postoi një foto ku tregonte se më në fund ka arritur të gjejë ëmbëlsirën e saj të preferuar.