JENNIFER LOPEZ “KOPJON” KIM KARDASHIAN? Fustani që veshi në “Oscar” ngre dyshime – AlpeGossip
JENNIFER LOPEZ “KOPJON” KIM KARDASHIAN? Fustani që veshi në “Oscar” ngre dyshime

JENNIFER LOPEZ “KOPJON” KIM KARDASHIAN? Fustani që veshi në “Oscar” ngre dyshime

Jennifer Lopez i magjepsi të gjithë me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të ‘Oscar 2019’. Kjo nuk është një çudi, pasi gjithçka vesh apo bën JLO, komentohet dhe diskutohet për ditë të tëra, por pas daljes së saj, shumë fansa kanë nisur të flasin për një ngjashmëri të madhe, mes veshjes së aktores së njohur dhe asaj që ka veshur mikesha e saj, Kim Kardashian në ‘Met Gala 2016’. Të dyja janë veshur me ‘fustan pasqyrë’, por me prerje të ndryshme. Jo të gjithë e kanë pëlqyer faktin që JLO mund të jetë frymëzuar nga Kim, por ajo dukej shumë bukur dhe është renditur mes të veshurave më mirë.

Kardashianët dhe këngëtarja e njohur janë parë shpesh bashkë kohët e fundit, madje familja e njohur e fton shpesh JLO-n në festat e tyre apo në dreka e darka familjare.