E MARTUAR ME DJALIN E AMBASADORIT/ Modelja shqiptare shtatzënë për herë të parë – AlpeGossip
E MARTUAR ME DJALIN E AMBASADORIT/ Modelja shqiptare shtatzënë për herë të parë

E MARTUAR ME DJALIN E AMBASADORIT/ Modelja shqiptare shtatzënë për herë të parë

Modelja shqiptare, shumë e preferuar nga stilistët e njohur në botë dhe që gjatë karrierës së saj është bërë pjesë e shumë pasarelave, Lola Luma është shtatzënë për herë të parë.

Modelja është e martuar me djalin e ambasadorit shqiptar në Izrael, Bujar Skendo, Dejonit.

Në një intervistë për “Panorama plus”, Lola ka rrëfyer si ndihet në këtë periudhë kaq të bukur të jetës së saj.

“Lumturi pa fund! Një dashuri e re, e brishtë që lind nga dashuria tepër e madhe që ndiejmë për njëri-tjetrin. Gjithçka ka ardhur gradualisht, në mënyrë organike. Kam qenë e përgatitur mendërisht për t’u bërë nënë. Sjellja e një krijese të re në jetë do studim.

Duhet të kesh baza ekonomike, sociale dhe arsimore që të rritësh një individ që nesër do t’i shërbejë në mënyrë të denjë shoqërisë në vazhdim.

Bashkëshorti im është krenar për familjen që po ndërtojmë të dy. Tani do jemi dhe ne një familje e vogël. Ndihem shumë e lumtur, plot energji. Mezi pres çastin që do e marr për herë të parë në krah bebin”, është shprehur Lola.