BOTA E ARTIT NË ZI/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur – AlpeGossip
BOTA E ARTIT NË ZI/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur

BOTA E ARTIT NË ZI/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur

Regjisori i famshëm Nicolas Roeg është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Lajmi për vdekjen e regjisorit u konfirmua nga familja e tij.

Gjatë karrierës së tij prej gjashtë dekadash, Roeg ishte i njohur për filmat e tij origjinalë dhe kontroverse. Trilleri i tij psikologjik i 1973-ës, Don’t Look Now, shkaktoi polemika për shkak të skenave seksuale.

Filmat e tij të tjerë të famshëm janë Performance dhe The Man Who Fell To Earth. Djali i regjisorit, Nicolas Roeg Jr, tha se babai i tij vdiq mbrëmjen e së premtes. Nicolas Roeg ishte një nga krijuesit e filmave më origjinale që Britania e Madhe ka prodhuar ndonjëherë.

Për shkak të përvojës së hershme si një kinematograf, Roeg ka sjellë një cilësi mahnitëse vizuale në punën e tij. Ai shpesh i irritonte kritikët dhe fitoi reputacionin për sjellje të ashpër ndaj aktorëve të tij.