ME MASKË NË FYTYRË/ Jonida Vokshi jep mesazhin e rëndësishëm për ata që ende “nuk kanë zënë mend” nga virusi! (FOTO) – AlpeGossip
ME MASKË NË FYTYRË/ Jonida Vokshi jep mesazhin e rëndësishëm për ata që ende “nuk kanë zënë mend” nga virusi! (FOTO)

ME MASKË NË FYTYRË/ Jonida Vokshi jep mesazhin e rëndësishëm për ata që ende “nuk kanë zënë mend” nga virusi! (FOTO)

Emergjenca Covid-19 ka shqetësuar botën mbarë dhe atëherë kur menduam se situata po i kthehej normalitetit, shifrat e të infektuarve dhe viktimave nisën të rriten frikshëm.

Brenda 24 orëve të fundit, në vendin tonë u regjistruan dy jetë të humbura dhe 67 raste të reja të infektuara.

E ndërgjegjësuar për situatën në vend, moderatorja Jonida Vokshi ka dhënë një këshillë të rëndësishme për të gjithë ata persona që ende nuk e kanë ndjerë nga afër rrezikun e virusit dhe akoma nuk e kanë marrë seriozisht situatën.

Jonida ka pozuar me maskë në fytyrë, ndërsa krahas fotos së saj shkruan:

E gjithe bota po perballet me kete virus te rrezikshem qe merr jete! Sot me shume se kurre ka nevoje per sjellje te pergjegjshme nese e duam shendetin tone dhe te atyre qe duam me shume. Ndaj nise nga vetja, ver maske kur shkon te besh pazarin, ne zyre apo kur je duke marre nje sherbim.

Per kedo eshte e bezdisshme sidomos ne keto temperatura te larta, por maska te mbron ty dhe te tjeret. Keshtu nuk e leme virusin te fitojë!”

Moderatorja është në ditët më të lumtura të jetës së saj, pasi është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vogëlushe që e pagëzoi me emrin Emi, ndërsa përveç të voglës vëmendjen e kanë marrë edhe format perfekte të Jonidës menjëherë pas shtatzënisë.