MOMENTI MË I BUKUR I DITËS/ Reagimi i Zërit kur dëgjon këngën e Gjikos do t’ju kënaqë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
MOMENTI MË I BUKUR I DITËS/ Reagimi i Zërit kur dëgjon këngën e Gjikos do t’ju kënaqë (FOTO+VIDEO)

MOMENTI MË I BUKUR I DITËS/ Reagimi i Zërit kur dëgjon këngën e Gjikos do t’ju kënaqë (FOTO+VIDEO)

Në shkurt të këtij viti Gjiko dhe Elita u bënë prindër të një djali të cilit i vendosën emrin e veçantë, Zëri. Që prej ditës kur lindi e deri më sot, çifti nuk e ka fshehur aspak vogëlushin nga publiku, por shpesh publikojnë foto e video nga momentet e tyre më të bukura.

Ditën e sotme Gjiko i ka kënaqur fansat me një video ku shfaqet duke i kënduar Zërit. Vogëlushi qan kur dëgjon të atin duke kënduar “O solo mio”, por sapo Gjiko fillon të këndojë këngën e tij “Coco Jumbo”, Zëri qesh i lumtur.

“Djali babit vet”, shkruan Gjiko krah videos ndërsa Elita i komenton: “Drite e shpirtit , sheqeri i nanes je”.