Ju kujtohet Joana e “Zemrën ndeze”? Ja çfarë ka ndodhur pas 10 vitesh me këngëtaren (FOTO) – AlpeGossip
Ju kujtohet Joana e “Zemrën ndeze”? Ja çfarë ka ndodhur pas 10 vitesh me këngëtaren (FOTO)

Ju kujtohet Joana e “Zemrën ndeze”? Ja çfarë ka ndodhur pas 10 vitesh me këngëtaren (FOTO)

Me siguri të gjithë e mbani mend këngëtaren Joana Smakaj e cila vite më parë ka qenë shumë e famshme dhe solli hite që edhe sot kujtohen me nostalgji si “Zemrën ndeze”, “Më mungon” etj. Kanë kaluar 10 vite dhe jeta e Joanës ka ndryshuar komplet. Sot ajo është juriste dhe nënë e dy fëmijëve. Joana ishte e ftuar sot në “Rudina” ku tregoi arsyen pse e la muzikën dhe shprehu dëshirën që në të ardhmen të realizojë një këngë të re.
“Muziken nuk e kam pasur profesion, ka qene pasion, vjen nje moment qe duhet te kesh profesion qe te jesh e vlefshme ne familje. Por muziken vazhdoj ta kem pasion, nuk eshte e thene qe mos te bej me kenge, per pasion, per qejf, per deshire. Me tundon deshira per t’ju rikthyer muzikes. Me mungon shume ajo kohe”, u shpreh Joana teksa u transmetuan disa nga këngët e saj.

“Shkollen e mesme e kam mbaruar per kanto, 22 vjeç fillova muziken, ne ate kohe isha e martuar dhe isha bere me djale. Djali sot eshte 13 vjeç kurse vajza 6 vjeç. Bashkëshorti më ka mbështetur në muzikë, edhe financiarisht, pastaj më ka mbështetur edhe në profesionin tim. Juridikun e bëra si të gjithë shqiptarët, megjithatë më pëlqen dhe jam shumë e lumtur edhe pse në fillim e kisha pak me frikë”, u shpreh Joana transmeton Xing.al.

“Mëmësia ka qenë e vështirë, jam bërë nënë në moshë të re, 22 vjeç ndërsa me vajzën kam qenë më e pjekur, isha 28 vjeç. Kur ngela shtatzene me vajzen u shkeputa nga muzika. Po mos te kisha lindur vajzen, do e vazhdoja. Te gjithe pasditen pas punes e kaloj me femijet, i ndihmoj per detyrat. Nuk do doja qe ata te ndiqnin rrugen e artit sepse ketu nuk ka te ardhme. Megjithate vajza do qe te behet kengetare ndersa djali do qe te behet aktor. Jane deshirat e tyre por une nuk do doja”, tha Joana.