ASKUSH NUK I VURI RE/ 4 veprime të Mozzikut gjatë konferencës që na lanë gojëhapur (FOTO) - AlpeGossip
ASKUSH NUK I VURI RE/ 4 veprime të Mozzikut gjatë konferencës që na lanë gojëhapur (FOTO)

ASKUSH NUK I VURI RE/ 4 veprime të Mozzikut gjatë konferencës që na lanë gojëhapur (FOTO)

Loredana mbajti sot një konferencë para mediave ku foli për herë të parë pas lajmit të bujshëm se një çift zviceran e akuzon për vje.dhje. Loredana u shpreh gjatë konferencës se paratë janë marrë me dëshirën dhe vullnetin e gruas zvicerane dhe ajo nuk dinte gjë për këtë histori deri në vitin 2018.

 

Loredana u shoqërua nga bashkëshorti i saj Mozzik dhe avokatët. Mozzik la përshtypje për qetësinë e treguar ndërsa Loredana e humbi qetësinë në disa momente.

Në 4 raste, Mozzik bëri përshtypje me sjelljen e tij ndaj bashkëshortes duke i ofruar mbështetje.

1. Që në start kur u kujdes të mbushë gotën e saj me ujë të parën, ndonëse më pas u hutua dhe piu edhe vetë nga gota e Loredanës dhe jo e tij

2. Përgjatë gjithë deklaratës, dorën e mbante në supet e gruas për t’i dhënë mbështetje

3. Momenti kur pasi pyetet për akuzat e shoqes së saj për vje.dhje nga llogaria bankare, Mozzik ndërhyn për të mbyllë temën duke thënë se sot nuk janë mbledhur për një gjë të tillë.

4. Momenti kur Loredana në këmbë, debatonte me gazetarin zviceran, Mozzik e tërhiqte me prapa për t’u ulur duke i thënë ngadalë që të mos e zgjasë.