“USHQIMI MË I LIRË NË KIOSKËN E SHKOLLËS”/ Blerina Bombaj kujton vështirësitë e jetës si studente (FOTO) – AlpeGossip
“USHQIMI MË I LIRË NË KIOSKËN E SHKOLLËS”/ Blerina Bombaj kujton vështirësitë e jetës si studente (FOTO)

“USHQIMI MË I LIRË NË KIOSKËN E SHKOLLËS”/ Blerina Bombaj kujton vështirësitë e jetës si studente (FOTO)

Sot ajo njihet si një nga dietlologet më të mira shqiptare dhe një grua në biznes tepër e zonja.

Por gjërat duket se nuk kanë qenë gjithnjë kaq të thjeshta për Blerina Bombaj, e cila në një postim në Instagram ditën e sotme, ka rrëfyer tërthorazi vështirësitë e saj ekonomike gjatë kohës që ka qenë studente.

Në përshkrimin e fotos ku ajo shihet në tavolinë me të bijën, Blerina shkruan:

“Po shijoj një kafe me Anën, e cila po provon “kulurin” me susam, ushqimi i vetëm që mund të përballoja në kjosken e shkollës kur isha studente, pasi ishte asortimenti më i lirë, ndërsa të tjerët merrnin sanduiçe.”

Edhe më parë dietologia e njohur ka folur pa komplekse në lidhur me të shkuarën e saj të vështirë.

Disa vite më parë, ajo ka rrëfyer se gjatë kohës që ndiqte studimet universitare në Athinë, kishte punuar si kamariere për të përballuar shpenzimet e shumta.