“ËSHTË NJË RRACIST I VËRTETË, GJË E KEQE PËR KËTË VEND”/ Robert De Niro sulmon sërish Donald Trump – AlpeGossip
“ËSHTË NJË RRACIST I VËRTETË, GJË E KEQE PËR KËTË VEND”/ Robert De Niro sulmon sërish Donald Trump

“ËSHTË NJË RRACIST I VËRTETË, GJË E KEQE PËR KËTË VEND”/ Robert De Niro sulmon sërish Donald Trump

Aktori i famshëm Robert De Niro është bërë një nga kritikët më të zëshëm të Donald Trump. Aktori iu është referuar presidentit amerikan si një rracist i vërtetë dhe një supremacist i bardhë.

Në një intervistë për The Guradian u shpreh: “Jam i moshuar tani dhe shqetësohem për atë që po ndodh. Kur sheh dikë si Trump të bëhet president, mendova: Mirë le të shohim se çfarë do bëjë, ndoshta ndryshon. Por ai vetëm u përkeqësua. Më tregoi se është një racist i vërtetë.”

Aktori u shpreh se Trump është e keqja e vendit të vet.

“Mendova se si një njujorkez  e kupton diversitetin në qytet, por është aq i keq sa mendova më parë dhe shumë më i keq. Është një gjë e keqe për këtë vend.”

De Niro, babai i gjashtë fëmijëve nga përzierje racash. Tha se shqetësohet për mënyrë sesi trajtohen njerëzit nën presidencën e Trump.

“Një nga fëmijët e mi është homoseksua dhe ai shqetësohet për mënyrën sesi do trajtohet. Ne flasim në lidhje me këtë çështje,“-tha ai.