Fatmirësisht, në botën dixhitale ka pafund mënyra për të qëndruar pranë familjes dhe miqve edhe gjatë ditëve si këto, kur na duhet të qëndrojmë të distancuar nga njëri tjetri si kurrë më parë.
U bënë javë që na mungojnë fundjavat nëpër club-e a restorante, por kjo s’do të thotë të heqim dorë nga qejfi i saj vetëm se jemi në shtëpi.
1. Bashkë me shokët/shoqet shihni një film në Netflix në të njëjtën kohë.
2. Shihni gjithë memet e mundshme në Instagram bashkë me ta duke përdorur aplikacionin Co-Watching.
3. Jeni gati për një version tjetër të Super Marios? Mario Kart Tour është një lojë e aksesueshme në telefona dhe lejon deri në 7 lojëtarë. Se kush është fitimtari mes jush, e zbuloni në vazhdim.
4. Kush tha që letrat Uno shijojnë vetëm në plazh? Provoni të luani online me shokët për të kaluar një super darkë të shtunave në karantinë.
5. Monopoly! Sfidoni miqtë ose familjarët dhe tregojini kush është Bo$$-i!
6. Një gotë verë me gocat në Zoom!
E premte. Mbledhjet virtuale me punën mbarojnë për pak, kështu që mendoni si të shlodheni. Lini një orar me mikeshat, vishuni, bëni make up, mbushni një gotë verë dhe uluni në këndin më të rehatshëm të shtëpisë. Gocat ju presin në Zoom.
7. Ftesë për yoga! Motivoni njëri tjetrin dhe shlodheni në të njëjtën kohë!
8.Ludo King!
S’ishte nevoja ta pwrmendnim apo jo?